Valmira Ramadani - Yllka Jashari, fitojnë medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik

Volejboll

Valmira Ramadani - Yllka Jashari, fitojnë medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 14:27
Valmira Ramadani e Yllka Jashari,

Dyshja e Kosovës Valmira Ramadani - Yllka Jashari, e ka fituar medaljen e bronztë në BVA Kampionatin Ballkanik të beach volley.

"Ballkaniku që po mbahet në Moldavi, ka sjellë super paraqitje të ekipit të vajzave në veçanti, të cilat arritën te medalja e bronztë.

Prezencën në podium, dyshja kosovare e siguroi pasi e mposhti në ndeshjen për vendin e tretë çiftin turk Simdim/Ceylin.

Ramadani/Jashari e fitoi këtë takim 2:0 (21:19; 21:17) për ta regjistruar këtë sukses në ballkanikun e beach volley, të udhëhequra nga trajneri Edon Ibrahimi.

Ndërkohë dyshja e djemve Bajrami/Maliqi e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, arriti plasmanin né vendin e shtatë.

FVK e përgëzon dyshen Ramadani/Jashari për medaljen e bronztë dhe përfaqësimin fantastik në këtë garë, sikurse edhe djemtë Bajrami/Maliqi, për perfomansën e mirë në BVA Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë
", njofton FVK:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat