Volejbolli shqiptar do të nisë sot sfidat e javës së dytë të kampionatit kombëtar për femra, me përballjen ndërmjet Dinamos dhe Skënderbeut në orën 16:00 në Farkë.ferrPritet një sfidë interesante, teksa të dyja skuadrat e kanë debutuar me fitore në kampionat dhe do të kërkojnë vijimin e rezultateve pozitive.
Ndeshja tjetër e planifikuar të luhej sot sipas kalendarit fillestar, ajo mes Vllaznisë dhe Barletit është shtyrë për në datën 25 shtator.
Ndërkohë java e dytë do të vijojë nesër me ndeshjet Teuta-Partizani në orën 16:00 në Durrës dhe Pogradeci-Tirana në orën 17:00 në Pogradec.
Për sa i përket Superligës së meshkujve, takimi që parashikohej të hapte javën e dytë mes Vllaznisë dhe Elbasanit është shtyrë më 25 shtator, ndërsa nesër do të luhen dy ndeshje, Teuta-Partizani në orën 18:00 në Durrës dhe Studenti-Skënderbeu në orën 19:00 në “Asllan Rusi”.
Këtë javë radhën për të qëndruar pushim e ka Tirana..