Kosova - Shqipëria e organizojnë Evropianin U16

Volejboll

Kosova - Shqipëria e organizojnë Evropianin U16

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 14:32
Kosova

Kosova dhe Shqipëria do të bashkë organizojnë CEV Kampionatin Evropian U16 (femrat), një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e volejbollit tonë. 

Aplikimi i përbashkët i të dy vendeve pritet të konfirmohet së shpejti nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV), për garën e cila do të zhvillohet në korrik 2025.

Ky kampionat do të jetë aktiviteti më i rëndësishëm që do të organizohet nga shtëpia kosovare e volejbollit, dhe besimi i dhënë nga CEV është një vlerësim i madh për zhvillimin e volejbollit në Kosovë dhe Shqipëri.

Turneu do të zgjasë 12 ditë, me 16 kombëtare pjesëmarrëse të ndara në dy grupe me nga 8 skuadra, të cilat do të garojnë në fazën finale të këtij Evropiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat