Ka nisur sot java e dytë e Superligës në volejboll për femra. Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ekipi kampion i Skënderbeut fitoi 3-0 ndaj Dinamos.
Ndeshje në përgjithësi e komanduar nga mikeshat korçare, që në setin e parë dominuan e fituan lehtësisht 25-9.
Seti i dytë është mjaft i fortë, por në pikët shtesë është Skënderbeu që shkëputet e fiton 26-24. Më pas, për kampionet është e lehtë të fitojnë 25-18 setin e tretë e krejt ndeshjen 3-0.
Falë këtij suksesi, Skënderbeu merr menjëherë kreun e renditjes me 6 pikë të plota, ndërsa për “blutë” kjo është humbja e parë në kampionat.
Superliga-Femra, java e dytë
Dinamo – Skënderbeu, 0-3
Teuta – Partizani, 21 shtator
Pogradeci – Tirana, 21 shtator
Vllaznia – Barleti Volley, 25 shtator
Renditja: Skënderbeu 6 pikë, Dinamo 3 pikë, Pogradeci 3 pikë, Partizani 3 pikë, Vllaznia 0 pikë, Barleti Volley 0 pikë, Teuta 0 pikë,