Peja e pafuqishme ndaj ekipit nga Bullgaria

Volejboll

Peja e pafuqishme ndaj ekipit nga Bullgaria

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 22:51
Peja

KV Peja pësoi humbjen e dytë dhe të fundit në grup në kuadër të BVA Cup, pasi u mposht nga skuadra bullgare Beroe me rezultat 3:0 (25:18; 25:19; 25:18).

Pas ndeshjes së parë kundër Pigasos të Greqisë, kjo ishte sfida përfundimtare e Pejës në këtë garë.

"Seti i parë nisi me një ritëm të barabartë, me KV Pejën që u përpoq të ruante ritmin ndaj sulmeve të Beroes.

Megjithatë, në mesin e setit, skuadra bullgare fitoi kontrollin dhe arriti të marrë një avantazh të sigurt, duke e mbyllur setin 25:18.

Në setin e dytë, Peja tregoi një qëndresë më të madhe, duke mbajtur rezultatin të ngushtë deri në mesin e setit. Por, Beroe ruajti qetësinë dhe, falë mbrojtjes së fortë dhe sulmeve të shpejta, arriti të distancohej dhe të fitonte me 25:19.

Seti i tretë ishte i ngjashëm me dy të parët, me Pejën që luftoi për të mbajtur tempon, por Beroe demonstroi eksperiencën e saj në momente vendimtare, duke arritur fitoren përfundimtare me rezultatin 25:18.

Kjo ndeshje shënoi fundin e aventurës së KV Pejës në grupet e BVA Cup, ku përballja me dy skuadra të forta si Pigasos i Greqisë dhe Beroe i Bullgarisë tregoi nivelin e lartë të konkurrencës.

Nesër Peja do jetë e lirë dhe varësisht edhe nga rezultatet e ndeshjeve në grupin tjetër, mbetet të mësohet plasmani final i kampionit të vendit tonë", njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat