Partizani në volejboll për meshkuj ka marrë frenat e Superligës që pas javës së dytë të kampionatit, ndeshjet e të cilit janë luajtur sot.
Të kuqtë, fituan 3-0 në Durrës ndaj Teutës (25-16, 25-14, 25-20), një ndeshje që ishte një formalitet për ekipin kryeqytetas, ndjeshëm superior në të trija setet.
Skuadra e Partizanit udhëheq renditjen me 6 pikë të plota.
Më e bukur ndeshja e luajtur në “Asllan Rusi”, ku Studenti fitoi me vështirësi 3-2 ndaj Skënderbeut (23-25, 25-17,25-15, 18-25, 15-13). Një ndeshje ku loja e të dyja skuadrave ishte me hope, por në fund fituan kryeqytetasit.
Studenti qëndron në vendin e dytë, duke lënë pas pikërisht korcarët, ndërkohë që ndeshja Vllaznia-Elbasani do të luhet më 25 shtator.
Superliga-Meshkuj, java e dytë
Studenti – Skënderbeu, 3-2
Teuta – Partizani, 0-3
Vllaznia – Elbasani, 25 shtator
Tirana (pushim)
Renditja: Partizani 6 pikë, Studenti 5 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Tirana 0 pikë, Teuta 0 pikë, Elbasani 0 pikë, Vllaznia 0 pikë.