Janë luajtur ndeshjet e radhës së javës së dytë të Superligës në volejboll për femra. Ekipi i Partizanit fitoi 3-0 ndaj Teutës në Durrës, një ndeshje pa shumë histori.
Një fitore e merituar e Partizanit, që e dominoi ndeshjen në të trija setet (25-19, 25-14, 25-16). Falë këtij suksesi, skuadra e “kuqe” ngjitet në krye të renditjes së Superligës, duke kapur Skënderbeun.
Në Pogradec, ekipi mik i Tiranës fitoi 3-1 ndaj ekipit vendës, suksesi i parë i bardhebluve në Superligë (25-16, 25-19, 27-29, 25-18). Ndeshje ku ekipi liqenor luajti me hope, pa patur mundësi të rivalizojë.
Ndeshja Vllaznia-Barleti Volley është shtyrë për më datën 25 shtator.
Superliga-Femra, java e dytë
Dinamo – Skënderbeu, 0-3
Teuta – Partizani, 0-3
Pogradeci – Tirana, 1-3
Vllaznia – Barleti Volley, 25 shtator
Renditja: Skënderbeu 6 pikë, Partizani 6 pikë, Pogradeci 3 pikë, Tirana 3 pikë, Dinamo 3 pikë, Vllaznia 0 pikë, Barleti Volley 0 pikë, Teuta 0 pikë.