Të premten mbahet Kuvendi zgjedhor i Federatës së Volejbollit të Kosovës.
I vetmi kandidat për kryetar është Bahri Gjinovci.
Puna e mirë e Bahri Gjinovcit në krye të këtij institucioni ka bërë që shumica e delegatëve t’i besojnë edhe një mandat të ri.
“Sipas afatit të caktuar dhe në bazë të Nenit 26 të Statutit të FVK-së, i vetmi kandidat i propozuar për kryetar të FVK-së është Bahri Gjinovci
Bahri Gjinovci që u zgjodh në vitin 2021, është në përmbyllje të mandatit të parë, pas së cilit ka marrë pëlqimin e shumicës së delegatëve, që ta vazhdojë edhe një mandat tjetër, në krye të shtëpisë kosovare të volejbollit.
Ju rikujtojmë se Kuvendi i Punës dhe ai Zgjedhor i FVK-së, do të mbahet të premten, më 27 shtator 2024, nga ora 17:30, në Holiday Resort (Sllatinë e Madhe)”, njofton FVK,