Erjona Jonuzi: Të jem kapitene e Rabotniçkit është një përgjegjësi e veçantë 

Volejboll

Erjona Jonuzi: Të jem kapitene e Rabotniçkit është një përgjegjësi e veçantë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 shtator 2024 Në ora: 12:11
Erjona Jonuzi

Volejbollistja prej më të mira më Maqedoninë e Veriut, Erjona Jonuzi, është emëruar kapitene në klubin e Rabotniçkit të Shkupit.

Volejbollistja tha se është një përgjegjësi e veçantë roli i kapitenes.

Pikësynimi i saj është që me bashkëlojtare të dëshmojnë lojëra sa më të mira në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Image

Erjona Jonuzi në veprim

Çfarë thotë Jonuzi që iu besua shiriti i kapitenes? 

“Të jem kapitene e Rabotniçkit është një përgjegjësi e veçantë për mua dhe ndjehem e privilegjuar që kam mundësinë të udhëheq një ekip me kaq shumë potencial”, - thotë Jonuzi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Anëtarja e kombëtares së Maqedonisë së Veriut synon fitore në çdo ndeshje me Rabotniçkin. 

“Synimet e mia për sezonin janë që të ruajmë një nivel të lartë disipline dhe përkushtimi, duke synuar fitore në çdo ndeshje dhe njëkohësisht të rrisim besimin dhe harmoninë brenda ekipit”, ka nënvizuar volejbollistja.

Jonuzi luan në pozitën pasuese – organizatore e lojës, shprehet se Rabotniçki ka ambicie të mëdha në edicionin e ri, të fitojnë titullin dhe Kupën e Maqedonisë. 

“Suksesi nuk vjen vetëm nga talenti, por nga puna e palodhur dhe bashkëpunimi dhe unë dua që Rabotniçki të shkëlqejë në të dyja këto fronte”, ka përfunduar Jonuzi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat