Nga Barcelona te Tirana!
Tirana e volejbollit të femrave ka mbyllur një tjetër goditje në merkato. “Panorama Sport” mëson se kryeqytetaset kanë arritur marrëveshjen me një lojtare nga Venezuela. Johenlis Belisario, 23- vjeçare, e cila aktivizohet në pozicionet 1 dhe 2 është afrimi më i fundit i në shtëpinë bardheblu.
Ajo vjen nga kampionati spanjoll, teksa në sezonin e kaluar është aktivizuar me Barcelonën, ndërsa më parë ka pasur eksperienca në Finlandë me ekipin Puijo, në Sllovaki me VK Pirane Brusno, si dhe në Venezuelë me skuadrën Barinas-Carabobo.
Një goditje që konsiderohet shumë e rëndësishme në ekipin bardheblu, afrim që fillimisht ishte menduar të bëhej në merkaton e janarit, por që është përshpejtuar edhe për shkak të problemeve me dëmtimet që Tirana ka pasur së fundmi. Volejbollistja pritet të mbërrijë nesër në kryeqytet, për t’u vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit Adrian Gorenca.