Kampionati i volejbollit ka luajtur sot tri ndeshje, dy të prapambeturat e javës së dytë dhe një të javës së tretë.
Te femrat, skuadra e Vllaznisë korri fitoren e parë në Suiperligë, duke mundur në Shkodër 3-1 Barlti Volley (16-25, 25-22, 25-18, 25-19). Fitore me përmbysje e Vllaznisë, që luajti më mirë dhe e meritoi fitoren, ndërsa barletasëet mbyllin renditjebn.
Në “Fahrie Hoti”, skuadra e Tiranës mundi me vështirësi 3-2 Teutën (17-25, 25-23, 25-20, 25-27, 15-10). Një lojë me hope e ekipit bardheblu, që ende është në ndërtim e sipër, ndërsa durrsaket korrën pikën e parë në kampionat.
Te meshkujt, në Shkodër, ekipi i Vllaznisë fitoi 3-1 ndaj Elbasanit, duke korrur suksesin e parë sezonal (18-25, 25-21, 25-18, 25-21). Edhe pse miqtë e nisën mirë ndeshjen shpejt ishte ekipi vendës ai që dominoi, duike përmbysur disavantazhin e fituar takimin.
Superliga-Meshkuj, java e dytë
Vllaznia – Elbasani, 3-1
Renditja: Partizani 6 pikë, Studenti 5 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Tirana 0 pikë, Teuta 0 pikë, Elbasani 0 pikë,
Superliga-Femra, java e dytë
Vllaznia – Barleti Volley, 3-1
Java e tretë
Tirana – Teuta, 3-2
Renditja: Skënderbeu 6 pikë, Partizani 6 pikë, Tirana 5 pikë, Pogradeci 3 pikë, Dinamo 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 1 pikë, Barleti Volley 0 pikë.