Kampionatet kombëtare të volejbollit vijojnë me kalendarin e ndeshjeve për sezonin e rregullt, teksa sot do luhet takimet e radhës.
Superliga e femrave hapi të mërkurën javën e tretë me ndeshjen Tirana-Teuta në “Farie Hoti”, takim i fituar nga vajzat bardheblu me rezultatin e 3-2. Përballjet do të vijojnë sot me një takim interesant, teksa në orën 17:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, do të zhvillohet derbi ndërmjet kryesueseve të Partizanit dhe Dinamos.
Java e tretë do të kompletohet të shtunën me dy ndeshjet e mbetura, SkënderbeuVllaznia në orën 14:00 në Korçë dhe Barleti-Pogradeci në orën 15:00 në “Asllan Rusi”.
Për sa i përket Superligës së meshkujve, java e tretë do të hapet sot me dy ndeshje në kryeqytet.
Fillimisht në orën 18:00, Tirana do të përballet me Teutën në “Farie Hoti”, ndërsa në orën 19:00 në “Asllan Rusi” do të matin forcat ekipet e kryet, Partizani i vendit të parë dhe Studenti i vendit të dytë. Java do të kompletohet të shtunën me sfidën Skënderbeu-Vllaznia në orën 12:00 në Korçë.