Bahri Gjinovci rizgjidhet kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës për një mandat të ri.
“Presidenti aktual i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci, ka siguruar edhe një mandat për të udhëhequr këtë institucion. Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur, morën pjesë 60 nga 66 delegatët e planifikuar, të cilët me votim të hapur dhe unanimisht i besuan Gjinovcit një mandat tjetër katërvjeçar, pasi ai ishte kandidati i vetëm për këtë post.
Në këtë Kuvend u zgjodhën edhe nënkryetarët e FVK-së, ku Valon Xhafaj u zgjodh nënkryetar i parë, ndërsa Emine Ramadani-Reka nënkryetare e dytë", - ka njoftuar FVK.
Anëtarë të rinj të bordit në mandatin 2024-2028, janë zgjedhur:
Antigona Veseli (29 vota)
Merkur Zhubi (26 vota)
Gëzim Brahimi (26 vota)
Ramadan Parduzi (24 vota)