Janë luajtur dy nga tri ndeshjet e javës së tretë të Superligës në volejboll për meshkuj. Partizani kampion fitoi 3-0 (27-25, 25-17, 25-21) ndaj Studentit në derbin kryeqytetas.
Ndeshje që nisi me rivalitet dhe emocione, ku të dyja ekipet dueluan fort në setin e parë. Më tej, skuadra e “kuqe” mori frenat e lojës në dorë, duke e dominuar takimin. Partizani udhëheq me 9 pikë të plota, duke u shkëputur nga rivalët.
Fitoren e parë në Superligë korri Tirana, që mundi 3-1 Teutën, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti” (25-20, 25-19, 21-25, 25-12). Bardheblutë janë ende në ndërtim e sipër, por në fund arritën të marrin një fitore të merituar ndaj durrsakëve.
Superliga-Meshkuj, java e tretë
Tirana – Teuta, 3-1
Partizani – Studenti, 3-0
Skënderbeu – Vllaznia, sot
Elbasani (pushim)
Renditja: Partizani 9 pikë, Studenti 5 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Tirana 3 pikë, Teuta 0 pikë, Elbasani 0 pikë.