Në kuadër të Superligës së Kosovës në volejboll, ekipi i Dritës shënoi një fitore të pastër 0-3 kundër Gjinocit në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund.
Seti i parë përfundoi me rezultat 13:25, ku Drita tregoi një lojë të fortë në sulm dhe bllokadë, duke mos i dhënë asnjë mundësi Gjinocit për të gjetur ritmin.
Seti i dytë u zhvillua në një mënyrë të ngjashme, me Dritën që kontrolloi ndeshjen nga çdo aspekt, duke përfunduar setin 12:25.
Seti i tretë, edhe pse Gjinoci u përpoq të ngrinte nivelin e lojës, përfundoi me rezultat 16:25, duke vulosur kështu një fitore të rëndësishme për ekipin nga Gjilani.
Me këtë fitore bindëse, Drita e cillon kampanjën për mbrojtjen e titullit.