Skënderbeu kampion në volejboll për femra vijon të mos njohë humbje këtë sezon, duke dominuar kampionatin edhe pas takimeve të javës së katërt të luajtura sot. Korcaret fituan 3-0 në kryeqytet ndaj Barleti Volley (25-14, 25-18, 25-17).
Ndeshje pa shumë histori, dominuar nga mikeshat, që udhëheqin klasifikimin me 12 pikë të plota. Ndërsa Barleti qëndron në mesin e renditjes.
Fitoren e parë sezonale korri Teuta, që mundi 3-1 Pogradecin në fushën e këtij të fundit (25-16, 25-22, 18-25, 26-24). Sfidë në përgjithësi e komanduar nga durrsaket, ndërsa liqenoret nuk arritën dot të përmbysnin shifrat.
Tirana fitoi 3-0 derbin ndaj Dinamos, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi” (25-22, 25-19, 25-23). Një sfidë në përgjithësi e ekuilibruar, por në momentet vendimtare volejbollistet bardheblu bënë diferencën në fushë.
Jashtë fushe fiton edhe Partizani, që mundi 3-0 Vllazninë në Shkodër (25-15, 25-29, 25-21). Edhe pse vendaset e rritën nivelin e lojës së tyre nga seti në set, kjo nuk mjaftoi për të fituar ndaj vajzave kryeqytetase.
Superliga-Femra, java e 4-t
Vllaznia – Partizani, 0-3
Pogradeci – Teuta, 1-3
Dinamo – Tirana, 3-0
Barleti Volley – Skënderbeu, 0-3
Renditja: Partizani 12 pikë, Skënderbeu 12 pikë, Tirana 8 pikë, Teuta 4 pikë, Pogradeci 3 pikë, Barleti Volley 3 pikë, Vllaznia 3 pikt, Dinamo 3 pikë.