Janë luajtur ndeshjet e javës së katërt të Superligës në volejboll për meshkuj dhe surprizat nuk kanë munguar. Kampionët e Partizanit vijojnë të dominojnë renditjen dhe udhëheqin renditjen me pikë të plotą.
Skuadra e “kuqe” fitoi pa shumë probleme 3-0 (25-15, 25-22, 25-16) ndaj Vllaznisë në Shkodër. Edhe pse jashtë fushe, ekipi kryeqytetas pati epërsi në fushë, duke dominuar dhe merituar fitoren e tri pikët.
Vijon sezoni me hope i Tiranës, që u mund 3-1 nga Studenti në derbin kryeqytetas (25-19, 17-25, 25-12, 25-14). Një lojë e dobët nga ana e bardhebluve, shumë larg pritshmërisë. Ndërsa Studenti luajti mirë dhe ishte ndjeshëm superior në fushë.
Në Elbasan, ekipi i Skënderbeut fitoi 3-0- ndaj skuadrës vendase, në një ndeshje pa shumë rivalitet (25-19, 25-15, 25-23). Miqtë ishin gjatë gjithë kohës në avantazh, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim fitoren.
Superliga-Meshkuj, java e 4-t
Vllaznia – Partizani, 0-3
Studenti – Tirana, 3-1
Elbasani – Skënderbeu, 0-3
Teuta (pushim)
Renditja: Partizani 12 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Studenti 8 pikë, Tirana 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 0 pikë, Elbasani 0 pikë.