Një lajm i mirë për komunitetin e volejbollit të Kosovës.
Valon Nikqi është pjesë e komisionit të CEV për Beach Volley.
“Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, z. Valon Nikqi, është zgjedhur anëtar i Komisionit Evropian për Beach Volleyball për mandatin 2024-2028! Ky është një vlerësim i madh për volejbollin kosovar dhe një dëshmi e përkushtimit të z. Nikqi për zhvillimin e këtij sporti në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Zgjedhja e tij në këtë rol prestigjioz do të kontribuojë në përfaqësimin dhe fuqizimin e Kosovës në arenën evropiane të sportit”, njofton FVK.