Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur lajmin për organizimin e Kampionatit Evropian CEV U16 në Kosovë dhe Shqipëri.
Ai ka theksuar mbështetjen e plotë të institucioneve në të gjitha nivelet.
“Urime të sinqerta bashkëorganizatorëve dhe suksese të veçanta për ekipet e vajzave të Kosovës e Shqipërisë” - thuhet mes tjerash në mesazhin e kryeministrit Kurti.
FVK e vlerëson këtë mbështetje, duke e parë si garanci për një organizim shembullor në Prishtinë dhe Tiranë.