Tirana - Vllaznia, Superliga e meshkujve nis sot javën e pestë

Volejboll

Tirana - Vllaznia, Superliga e meshkujve nis sot javën e pestë

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 14:10
Pamje nga një ndeshje

Federata Shqiptare e Volejbollit ka zyrtarizuar axhendën e javës së pestë të kampionateve kombëtare.

Ndeshja hapëse e javës në Superligën e meshkujve do të jetë sot në orën 19:00 në sallën “Farie Hoti” dhe do të vendosë përballë Tiranën vendëse me Vllazninë.

Dy ekipe që kanë nisur një sezon me luhatje në rezultate, teksa kanë shënuar nga 1 fitore dhe 2 humbje secila.

Nesër në orën 16:00 do të zhvillohet takimi Teuta-Studenti, ndërsa java e pestë do të kompletohet të shtunën me sfidën Partizani-Elbasani në orën 19:00 në “Asllan Rusi”. Për sa i përket Superligës së femrave, ndeshja hapëse e javës së pestë do të luhet nesër në orën 16:00, me Teutën që pret Dinamon në Durrës.

Tri takimet e tjera do të jenë të shtunën: Tirana-Vllaznia (16:00), Skënderbeu-Pogradeci (17:00) dhe Partizani-Barleti (17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat