Luboteni ngadhënjen

Volejboll

Luboteni ngadhënjen

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 23:06
Logo e Lubotenit

xhiron e tretë të Raiffeisen Superligës (meshkujt), Luboteni shënoi fitoren e dytë të sezonit, duke mposhtur Ulpianën me rezultat të pastër 3-0.

Seti i parë ishte më i ngushti i ndeshjes, me Ulpianën që luftoi për të mbajtur hapin me vendasit. Luboteni, megjithatë, mbeti i përqendruar dhe me një seri pikësh të rëndësishme në fund, arriti ta mbyllë setin 25:22.

Seti i dytë tregoi një dominim më të madh të Lubotenit, që kontrolloi më mirë lojën dhe arriti të fitonte me rezultat 25:19, duke e çuar epërsinë në 2-0 në sete dhe duke e vënë Ulpianën nën presion të madh.

Në setin e tretë, Luboteni vazhdoi me ritmin e lartë dhe e shfrytëzoi mirë përgjumjen e Ulpianës. Me një lojë të fuqishme, ata e mbyllën setin 25:17 dhe e vulosën fitoren 3-0.

Me këtë fitore, Luboteni regjistron suksesin e dytë në tre ndeshje, ndërsa Ulpiana mbetet ende në kërkim të fitores së parë në këtë edicion të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat