Golden Eagle Theranda më e mirë se Prishtina

Volejboll

Golden Eagle Theranda më e mirë se Prishtina

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 23:09
Golden Eagle Theranda

Në xhiron e tretë të Raiffeisen Superligës A (meshkujt), Golden Eagle Theranda shënoi një fitore bindëse 3-0 kundër Prishtinës, duke dominuar në të gjitha aspektet e lojës dhe duke siguruar tri pikë të rëndësishme në këtë përballje.

Seti i parë nisi me një epërsi të qartë të Therandës, e cila e kontrolloi lojën që nga fillimi. Me një mbrojtje të fortë dhe sulme të shpejta, ata arritën ta mbyllin setin pa vështirësi, me rezultat të thellë 25:14, duke e lënë Prishtinën pa mundësi për të reaguar.

Në setin e dytë, Prishtina tregoi më shumë rezistencë dhe arriti të sfidojë disi lojën e Therandës, duke fituar disa pikë të rëndësishme. Megjithatë, Theranda mbeti e qëndrueshme në sulm dhe e mbylli setin me rezultat 25:20, duke kaluar në epërsi 2-0 në sete.

Në setin e tretë ishte më Theranda shfrytëzoi dobësitë e Prishtinës dhe me një ritëm të shpejtë e përfundoi setin 25:17, duke siguruar fitoren e pastër 3-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat