Teuta - Dinamo, hapet sot java e pestë në Superligën

Volejboll

Teuta - Dinamo, hapet sot java e pestë në Superligën

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 15:02
Pamje nga një ndeshje

Superliga e volejbollit për femra do të hapë sot javën së pestë me përballjen Teuta-Dinamo, takim që do të zhvillohet në orën 16:00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.

Durrsaket pozicionohen në vendin e katërt me 4 pikë, ndërsa kryeqytetaset mbyllin tabelën me 3 pikë. Të shtunën do të luhen tri takimet e mbetura, duke nisur nga ora 16:00 me përballjen Tirana-Vllaznia në “Farie Hoti”.

Më tej në orën 17:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në Korçë do të zhvillohet ndeshja mes kampioneve në fuqi të Skënderbeut dhe skuadrës së Pogradecit.

Në të njëjtën orën në pallatin e sportit “Asllan Rusi” do të matin forcat Partizani kryesues dhe Barleti në derbin e kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat