Teuta thyen Studentin

Volejboll

Teuta thyen Studentin

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 15:28
Pamje nga ndeshja

Teuta ka marrë fitoren e parë sezonale në Superligën e volejbollit të meshkujve, teksa ka mundur dje Studentin në Durrës në takimin hapës të javës së pestë.

Një ndeshje emocionuese që zgjati 2 orë e gjysmë, ndërsa në fund festa u takoi bregdetarëve me rezultatin 3-2. Vendësit e udhëhoqën setin e parë nga fillimi e deri në fund, për ta fituar atë 25-20. Me të njëjtat shifra kundërpërgjigjet Studenti në setin e dytë.

Seti i tretë ishte shumë i luftuar, me durrsakët që fituan pas pikëve shtesë 26-24.

Rivaliteti vijoi edhe në setin e tretë, set që shkoi sërish me pikë shtesë, por këtë herë në favor Studentit në shifrat 26-28. Kështu gjithçka shkon me set final, aty ku të zotët e shtëpisë luajnë më mirë, ndërsa Renaldo Bushpepa ishte protagonisti i “match point”-it, me setin që mbyllet 15-10 dhe i gjithë takimi 3-2. Renaldo Bushpepa dhe Jorge Delfino, me nga 24 pikë secili spikatën në triumfin e Teutës.

Për Studentin nuk mjaftoi paraqitje super e kapitenit Armando Gaxiri, autor i 26 pikëve. 21 pikë për Bledi Metani dhe 19 nga Anis Çullhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat