Gjyqtari i Kosovës me thirrje ndërkombëtare nga FIVB, Istref Elezaj, ka ndarë drejtësinë në ndeshjen e 1/32 të finales së CEV Challenge Cup, mes skuadrave MÁV Foxconn SZÉKESFEHÉRVÁR dhe OK MEDIMURJE Centrometal.
"Takimi i zhvilluar në Hungari, ku skuadra vendase fitoi me rezultatin 3:0, u drejtua nga Elezaj, në partneritet me gjyqtarin bullgar, Kiril Stojanov. Për Elezajn, kjo ndeshje përfaqëson një moment të veçantë në karrierën e tij, pasi ishte hera e parë që ai ndau drejtësinë me ndihmën e video-asistencës së njohur si “challenge”.
Pas ndeshjes, gjyqtari kosovar mori nota të larta vlerësimi për profesionalizmin dhe korrektësinë e tij në arbitrim.
Në emër të Federatës së Volejbollit të Kosovës, i urojmë Istref Elezajt suksese të mëtejshme në karrierën e tij ndërkombëtare dhe jemi krenarë për arritjet e tij në skenën evropiane!", ka njoftuar FVK: