Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Burim Zymeri, ka ndarë drejtësinë në ndeshjen e tij të parë në Kupat Evropiane të CEV Challenge Cup, mes ekipeve CSKA Sofia (Bullgari) dhe Panathinaikos (Greqi), e cila u zhvillua në Sofje.
"Takimi i kthimit i vlefshëm për 1/32 finale të CEV Challenge Cup, përfundoi me rezultatin 1:3 në favor të skuadrës greke.
Zymeri, i cili sapo ka marrë thirrjen si gjyqtar ndërkombëtar, drejtoi këtë sfidë në partneritet me gjyqtarin shqiptar, Enri Zenullari, duke shfaqur profesionalizëm dhe saktësi të lartë në arbitrim.
Federata e Volejbollit të Kosovës e përgëzon Burim Zymerin për debutimin e tij në garat evropiane dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën ndërkombëtare!", ka njoftuar FVK.