Fushë Kosova e fortë për Suti Sportin

Volejboll

Fushë Kosova e fortë për Suti Sportin

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 20:06
Fushë Kosova

Në Raiffeisen Superligën A për femra në volejboll, skuadra e Fushë Kosovës shënoi një fitore bindëse 3:0 ndaj Suti Sport, duke dominuar çdo set të takimit.

Fushë Kosova e fitoi setin e parë me rezultatin 25-13, ndërsa seti i dytë ishte më i balancuar, por sërish i kontrolluar nga Fushë Kosova me 25-21.

Seti i tretë përfundoi me 25-16, duke vulosur triumfin për skuadrën vendase.

Kjo është fitorja e tretë në pesë ndeshje për Fushë Kosovën, ndërsa Suti Sport mbetet pa fitore dhe për tri ndeshje rradhazi, nga 5 të luajtura

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat