Ferizaj me lehtësi ndaj Prishtinës

Volejboll

Ferizaj me lehtësi ndaj Prishtinës

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 23:15
Ferizaj

Në kategorinë e meshkujve të Raiffeisen Superligës A në volejboll, Ferizaj shënoi një fitore të pastër 3-0 ndaj Prishtinës. 

Ferizajasit e fituan setin e parë me rezultat 25-18, ndërsa në setin e dytë vazhduan dominimin duke triumfuar 25-21. 

Edhe seti i tretë përfundoi me 25-18 në favor të Ferizajt.

Kjo ishte fitorja e tretë për Ferizajn në pesë ndeshje, ndërsa për Prishtinën ishte humbja e katërt, në 5 ndeshje në këtë edicion të kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat