Ferizaj fiton tre pikë të mëdha

Volejboll

Ferizaj fiton tre pikë të mëdha

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 20:29
Ferizaj

Në Raiffeisen Superligën A të femrave, Ferizaj triumfoi ndaj Gjinocit me rezultat 3:1.

Seti i parë u mbyll në favor të Ferizajt 25-19, ndërsa Gjinoci reagoi duke fituar setin e dytë 25-23.

Ferizaj riktheu kontrollin duke fituar setin e tretë 25-22 dhe vulosi fitoren me 25-18 në setin e fundit.

Ferizaj tani ka 9 pikë me 3 fitore dhe 2 humbje, ndërsa Gjinoci ende mbetet pa fitore pas pesë javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat