Skënderbeu forcë për kampionin

Volejboll

Skënderbeu forcë për kampionin

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 20:31
Skënderbeu

Në Superligën e meshkujve, Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj kampionit në fuqi, KV Peja.

Pas një fillimi të vështirë ku Peja e fitoi setin e parë me 25-15, Skënderbeu reagoi fuqishëm duke marrë setin e dytë me 33-31 pas një beteje të gjatë.

Më pas, Skënderbeu vazhdoi dominimin duke fituar setet e fundit me 25-20, 25-20.

Kjo ishte fitorja e katërt për Skënderbeun, duke e çuar në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Peja mbetet me 9 pikë, pas tre fitoreve dhe dy humbjeve në këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat