Fitore e ngushtë e Dritës

Volejboll

Fitore e ngushtë e Dritës

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 23:35
Drita

Në xhiron e 5-të të Raiffeisen Superligës A për meshkuj, Drita shënoi një fitore dramatike ndaj Lubotenit me rezultat 3-2.

Drita e nisi fuqishëm ndeshjen, duke fituar dy setet e para 25-19 dhe 25-20.

Luboteni reagoi duke marrë setin e tretë pas një lufte të ngushtë me rezultat 27-25 dhe vazhdoi momentumin duke fituar edhe setin e katërt 25-20.

Megjithatë, në setin vendimtar, Drita arriti të triumfojë 17-15, duke siguruar fitoren në një përballje të fortë.

Me këtë rezultat, Drita vazhdon të grumbullojë pikë të rëndësishme, ndërsa Luboteni u tregua rival i denjë deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat