Skenderaj ia 'ndali dritat' Dritës

Volejboll

Skenderaj ia 'ndali dritat' Dritës

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 23:39
Skenderaj

Në xhiron e 5-të të Raiffeisen Superligës së femrave, Skenderaj triumfoi ndaj kampionit në fuqi, Drita, me rezultat 3-1.

Ndeshja filloi me një set të ngushtë, ku Skenderaj e fitoi 25-23, dhe më pas dominoi në setin e dytë me 25-18.

Drita u rikthye në lojë duke fituar setin e tretë 25-17, por Skenderaj e mbylli ndeshjen në setin e katërt me 25-22.

Kjo ishte humbja e dytë për Dritën në kampionat, ndërsa Skenderaj pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë, vetëm 4 pikë prapa liderit të tabelës, Fer Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat