Sezoni 2024-2025 në sportin e volejbollit ka kohë që ka nisur, madje faza e parë e kampionatit është drejt fundit në të dyja kategoritë.
Por, ajo që bie në sy, është numri i madh i lojtareve të huaja që luajnë në kampionatin shqiptar, kryesisht te femrat.
Vetëm dy nga 8 ekipet e Superligës për femra nuk kanë lojtare të huaja: Partizani dhe Barleti Volley, ndërsa gjashtë të tjerat kanë të paktën nga dy të tilla. Madje edhe Dinamo debutuese ka disa volejbolliste të huaja. Rekordin e mbajnë Tirana e Skënderbeu me nga 4 të tilla.
Te meshkujt, vetëm tri nga 7 skuadrat që luajnë në Superligë kanë aktivizuar lojtarë të huaj: Partizani, Skënderbeu dhe Teuta. Por, ndryshe nga femrat, këtu të huajt janë me pikatore, ndërkohë që Tirana, Studenti, Vllaznia e Elbasani nuk kanë volejbollistë të huaj.
Ajo që vihet re është numri i lartë i lojtarëve që vijnë nga Amerika Latine, teksa gjen me kombësi të ndryshme (i shihni në listën më poshtë). Ka rënë ndjeshëm numri i volejbollistëve nga vendet e lindjes, si dikur, ndërkohë që edhe nga Amerika ka mjaft volejbollistë, në të dyja kategoritë.
Femra
Pogradeci: Shonte Seale (Usa), Alina Zhaulakova (Bjellorusi), Erbuga Melek (Turqi)
Dinamo: Jana Simanicova (Sllovaki), Nikol Mchedlishvili (Ukrainë), Nicole Gruda (Itali)
Tirana: Caitlin Vail Moon (Usa), Maylin Zamora Belisario (Venezuela), Maja Pilarczyk (Poloni), Nichole London Fuller (Usa).
Skënderbeu: Caroline De Souza Moreira (Brazil), Elizabeth Sandoval (Meksikë), Daryna Stanonova (Ukrainë), Antonella Pecse Silva (Venezuela)
Vllaznia: Azraa Williams (Usa), Austyne Magee Torrie (Usa).
Teuta: Mia Brenda Ferrer (Kuba), Barbara Dos Santos Barbosa (Brazil), Sofia Mesa Toro (Kolumbi).
Meshkuj
Partizani: Pereira Dos Santos Coutinho (Brazil)
Skënderbeu: Nicholas Connor Sheehan (Usa), Ray Caylor Cox (Usa)
Teuta: Gabriel De Arruda Acosta (Brazil), Augusto Jorge De Paula (Brazil)