Limani operohet, hendikep për Ulpianën

Volejboll

Limani operohet, hendikep për Ulpianën

Nga: K.G. Më: 23 tetor 2024 Në ora: 15:45
Volejbollisti Blend Limani - në mes

Volejbollisti Blend Limani me sukses kaloi operimin.

Ky volejbollist pritet së shpejti të rikthehet në parket dhe të ndihmojë klubin Ulpiana nga Lipjani. 

Për Ulpianën do të jetë një hendikep në vazhdim të kampionatit. 

“Lojtari ynë, Blend Limani e ka kaluar me sukses operacionin në ligamente, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj KV Prishtina.

KV Ulpiana i dëshiron shërim sa më të shpejtë dhe rikthim edhe më të fortë në palestër”, njofton KV Ulpiana..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat