Kryetari i KV Shkëndija, Besjan Reka, trajneri Durim Luma dhe kapiteni Habil Ajeti, u pritën nga Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi.
Gjatë takimit, ata e uruan presidentin Gjinovci për rizgjedhjen e tij në mandatin e dytë në krye të FVK-së, si dhe për përgatitjet që po bëhen për shënimin e 50 vjetorit të themelimit të KV Shkëndija.
Gjithashtu, u diskutua rëndësia e forcimit të volejbollit dhe klubeve shqiptare kudo që janë, përmes bashkëpunimit për të ngritur nivelin e sportit.
Një nga hapat e rëndësishëm është pjesëmarrja e KV Shkëndija në Kupën Pavarësia, që nga ky vit do të organizohet mes Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, duke promovuar bashkëpunimin sportiv ndërmjet dy vendeve.