Ajeti, nënkryetar i ri i Federatës së volejbollit të RMV-së

Volejboll

Ajeti, nënkryetar i ri i Federatës së volejbollit të RMV-së

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 21:38
Habil Ajeti në mes

Habil Ajeti është zgjedhur si Nënkryetar i Federatës së Volejbollit të Maqedonisë së Veriut, duke iu besuar kjo pozitë e rëndësishme në këtë institucion.

Ajeti ka një histori të gjatë dhe të suksesshme në volejbollin shqiptar dhe të Kosovës, duke dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e sportit.

Habil Ajeti ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e volejbollit, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Kosovë, duke luajtur për klube si Shkëndija e Tetovës, KEK-u, Mabetex, Rabotniçki nga Shkupi, Luboteni, Studenti nga Tirana, Drenica, Lugano nga Zvicra dhe së fundmi për Skënderbeun nga Lipjani.

Ai poashtu është shqiptari i vetëm nga Maqedonia e Veriut, që e ka fituar Kupën në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat