Jonuzi transferohet në Sllovaki 

Volejboll

Jonuzi transferohet në Sllovaki 

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 18:12
Erjona Jonuzi

Volejbollistja shqiptare nga Maqedonia e Veriut Erjona Jonuzi, karrierën e saj do ta vazhdojë jasht vendit. 

Bëhet fjalë për njërën nga skuadrat më të mira të Sllovakisë, “BKHK”, ku Jonuzi do të bëhet pjesë e saj. 

Paraqitjet e shkëlqyeshme me Rabotniçkin dhe për ekipin përfaqësues të Maqedonisë kanë bërë që Erjona Jonuzi të jetë në qendër të vëmendjes nga klubet jashtë vendit tonë dhe me interes më të madh kishte ekipi sllovak që tashmë ka arritur marrëveshje me volejbollisten tetovare dhe e njejta ka firmos kontratë. 

Skuadra e ardhshme e kapitenes së Rabotniçkit ka dy fitore dhe dy humbje në kampionatin e Sllovakisë, teksa kanë siguruar një vend në çerekfinalen e Kupës. 

Kjo do të jetë një eksperiencë e re për Erjona Jonuzin, pasi për herë të parë do të luaj për një ekip jashtë vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat