Prishtina F fiton derbin e kryeqytetit 

Volejboll

Prishtina F fiton derbin e kryeqytetit 

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 22:38
Prishtina F

Vashat e Prishtina F sot triumfuan në derbin e kryeqytetit, duke e mposhtur me rezultat 3:0 SHVP Prishtinanoci-n, në kuadër të javës së 4-të të Ligës së Parë të Kosovës në volejboll, grupi i Perëndimit.

Prishtina F ishte si mysafire duke regjistruar fitoren e dytë në këtë edicion nga katër ndeshjet e deritashme.

Trajnerja e Prishtina F. Hadije Rama shprehet e lumtur për këtë fitore në derbin e kryeqytetit. 

Ajo tha se tani do të përgatiten për sfidat e radhës, me synim të vazhdojnë me rezultate të mira..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat