Peja ndal tre pikë

Volejboll

Peja ndal tre pikë

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 22:49
Pamje nga ndeshja

Peja ka fituar tre pikë të mëdha.

Në ndeshjen e xhiros së gjashtë në Raiffeisen Superligën A për meshkuj, Peja ka triumfuar bindshëm ndaj Golden Eagle Therandës me rezultat 3:0 në sete.

Peja e kontrolloi ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke fituar setin e parë 25:17, si dhe të dytin me diferencë akoma më të madhe prej 25:15.

Në setin e tretë, pavarësisht përpjekjeve të Therandës për t’u rikthyer, Peja e mbylli ndeshjen me rezultat 25:19, duke siguruar një fitore të pastër në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat