Në ndeshjen e xhiros së gjashtë në Raiffeisen Superligën A për femra, Skenderaj ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Fushë Kosovës me rezultat 3:1 në sete.
Pavarësisht fillimit të fortë të Fushë Kosovës, që e fitoi setin e parë me rezultat 22:25, Skenderaj arriti të rikthehej fuqishëm në lojë.
Seti i dytë përfundoi 25:21 për vendaset, duke e barazuar rezultatin, ndërsa në setin e tretë Skenderaj shënoi një fitore të ngushtë me 26:24.
Në setin e katërt, dominimi i Skenderajt ishte i dukshëm, duke fituar 25:14 dhe përmbyllur ndeshjen me rezultat përfundimtar 3:1.