Skenderaj e fiton turneun ‘Ismet Ramadani’

Volejboll

Skenderaj e fiton turneun ‘Ismet Ramadani’

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 22:54
Skenderaj

Mbyllet Turneu Memorial “Ismet J. Ramadani” në Ferizaj

Turneu memorial “Ismet J. Ramadani,” i mbajtur në Ferizaj me organizim të klubit KVF Ferizaj dhe mbështetjen e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), përfundoi me sukses, duke vazhduar kështu traditën e çmuar të kësaj gare përkujtimore.

“Në vendin e tretë u rendit ekipi FER Volley, dhe medaljet u ndanë nga kryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, Fatbardha Zogaj Reka, së bashku me Emine Ramadani, nënkryetare e FVK-së.

Ekipi Drita zuri vendin e dytë, me medaljet të dorëzuara nga sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi, dhe komesari i garave, Adrian Ibraj.

Lojtarja më e mirë e turneut (MVP) u shpall Egzona Geci e ekipit Skenderaj, e cila e pranoi çmimin nga drejtori i Urbanizmit, Arber Bytyqi.

Medaljet për vendin e parë iu dorëzuan ekipit fitues, KV Skenderaj, nga kryetari i FVK-së, Bahri Gjinovci, dhe nënkryetari Valon Xhafaj. 

Trofeun e çmuar për vendin e parë ia dorëzoi fituesve kryetari i FVK-së, Bahri Gjinovci, së bashku me bashkëshorten e të ndjerit Ismet Ramadani, Sherifja.

Ky turne përkujtoi dhe nderoi kontributin e madh të Ismet Ramadanit për volejbollin kosovar, duke mbledhur komunitetin sportiv në një event të paharrueshëm”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat