Fitore e madhe e prishtinasve

Volejboll

Fitore e madhe e prishtinasve

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 23:00
Pamje nga një ndeshje

KV Prishtina 75 arriti një fitore të rëndësishme ndaj KV Suti Sport me rezultat 3:1, duke vazhduar përformancën e mirë në Superligën A për femra.

Pas fitimit të dy seteve të para me rezultate 25:16 dhe 25:23, Prishtina 75 u përball me një reagim nga Suti Sport, që e fitoi setin e tretë 22:25.

Megjithatë, në setin e katërt Prishtina 75 arriti të mbyllë ndeshjen me një fitore të ngushtë 25:23, duke siguruar kështu tri pikët e radhës.

Fitore e madhe e prishtinasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat