Drita sundon Superligën e Kosovës

Volejboll

Drita sundon Superligën e Kosovës

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 23:03
Drita

Drita shënoi një fitore bindëse ndaj Ulpianës me rezultat 3:0 në sete, duke treguar forcë dhe qëndrueshmëri në secilin set.

Me një përfundim të fortë në setin e dytë, që përfundoi me rezultat 27:25,

Drita siguroi tri pikët e radhës dhe vazhdon të mbetet një nga skuadrat kryesore në kampionat.

“Vazhdojmë serinë pozitive të fitoreve edhe sonte në ndeshjen përballë Ulpianes duke e mposhtur me rezultat 3-0 në sete.
Pas gjashtë xhirove të para jemi lider i Superliges duke grumbulluar 14 pikë.

Ndeshjen e radhes e luajm në udhëtimin në Suharekë në mesjavë kunder, Golden Eagle Theranda.

Edhe Junioret shënuan fitore duke mposhtur kundërshtarin Ulpiana me rezultat 2-0 në sete. Pas dy xhirove të luajtura Junioret tanë kanë dy fitore me pikët maksimale”, shkruan në faqen e KV Dritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat