Pasi është mbyllur faza e parë e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit skuadrat e Superligës do të rikthehen në fushë për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Skuadrat, në të dyja kategoritë (meshkuj e femra), janë ndarë në dy grupe, në bazë të renditjes.
Ndeshjet e para do të luhen në datat 1-2 nëntor. Kështu, në Grupin A për femra janë ekipet e Teutës, Dinamos, Skënderbeut e Barleti Volley. Ndërsa në Grupin B ndodhet skuadrat e Partizanit, Tiranës, Vllaznisë e Pogradecit.
Te meshkujt, Studenti, Teuta e Partizani janë në Grupin A, ndërsa Tirana, Vllaznia, Skënderbeu e Elbasani ndodhen në Grupin B. Dy ekipet e para të çdo grupi avancojnë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje.
Femra, Grupi A
Teuta – Dinamo, 1 nëntor
Skënderbeu – Barleti Volley, 2 nëntor
Femra, Grupi B
Partizani – Vllaznia, 2 nëntor
Tirana – Pogradeci, 2 nëntor
Meshkuj, Grupi A
Studenti – Teuta, 2 nëntor
Partizani (pushim)
Meshkuj-Grupi B
Tirana – Vllaznia, 1 nëntor
Skënderbeu – Elbasani, 2 nëntor