Peja ka treguar se kush është kampioni i Kosovës, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 (25:13, 27:25, 25:14) Dritës së Gjilanit, në takimin e Kampionatit të Kosovës në volejboll.
Në setin e parë, Peja dominoi me rezultat 25:13, ndërsa në setin e dytë Drita rezistoi më fort, por Peja arriti ta mbyllë me 27:25.
Në setin e tretë, Peja riktheu kontrollin dhe e mbylli ndeshjen me 25:14.
Pas kësaj fitoreje, KV Peja renditet e dyta me 18 pikë, ndërsa KV Drita qëndron në vendin e tretë me 17 pikë.