Seminari për gjyqtarë organizohet në kuadër të projektit të FIVB-s

Volejboll

Seminari për gjyqtarë organizohet në kuadër të projektit të FIVB-s

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK), në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve të Volejbollit (SHGJV), shpall nisjen e trajnimit intensiv për gjyqtarë fillestarë të volejbollit, më 15 dhjetor 2024.

"Ky seminar organizohet në kuadër të projektit të FIVB, “Empowerment Program, Referee Development”

Afati i aplikimit: 5-20 nëntor 2024, (orari i ditës së fundit deri në ora 16:00)

Numri i kandidatëve: i limituar.

Kriteret e aplikimit:

1. Të kenë njohuri për lojën e volejbollit (preferohet ish-lojtar/e).

2. Mosha 18-35 vjeç (meshkuj/femra).

3. Të kenë përfunduar minimumi shkollën e mesme.

4. Të njohin gjuhën angleze (e preferueshme).

Pas përfundimit me sukses të kursit, gjyqtarët do të kenë mundësi të avancojnë në sistemin e gjyqtarëve dhe, me progres të vazhdueshëm, të përfshihen në listën e kandidatëve për licencë ndërkombëtare, duke i hapur rrugë referimit të ndeshjeve jashtë vendit dhe përfaqësimit të Kosovës.", njofton FVK:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat