Ashtu si di Skënderbeu i Kraishtës

Volejboll

Ashtu si di Skënderbeu i Kraishtës

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 23:39
KV Skënderbeu i Kraishtës

KV Skënderbeu i Kraishtës ka arritur një fitore të ngushtë dhe dramatike ndaj KV Dritës, duke e përmbysur ndeshjen pas disavantazhit fillestar dhe duke fituar me rezultat 3:2 (14:25, 24:24,25: 23, 28:26, 15:9).  

Drita e nisi ndeshjen fuqishëm, duke fituar dy setet e para 25:14 dhe 26:24, por Skënderbeu nuk u dorëzua. 

Me një kthesë të fortë, Skënderbeu fitoi setin e tretë 25:23 dhe e çoi ndeshjen në setin e katërt, ku triumfoi në një përballje të ngushtë 28:26. 

Në setin vendimtar, Skënderbeu tregoi forcë dhe përqendrim, duke fituar 15:9 dhe siguruar dy pikë të rëndësishme në këtë sfidë të vështirë të Superligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat