Kupa e Shqipërisë në volejboll për meshkuj ka zhvilluar sot ndeshje e raundit të dytë, ku surprizat nuk kanë munguar.
Ndeshja e parë e Partizanit në këtë turne ishte ajo fituar 3-0 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas. Ndonëse pritej një sfidë më e fortë, në fushë dominuan “të kuqtë”, që patën epërsi në të trija setet (25-18, 25-17, 25-20), duke marrë tri pikët e para.
Në Grupin B, ekipi i Skënderbeu fitoi 3-0 në fushën e tij ndaj Tiranës (25-20, 25-17, 25-21), ndeshje ku bardheblutë zhgënjyen, duke mos rivalizuar dot. Fiton edhe Vllaznia, 3-1 në fushën e Elbasanit (25-11, 25-19, 17-25, 26-24), duke marrë tri pikët e para në grup.
Meshkuj, Grupi A
Partizani – Studenti, 3-0
Teuta (pushim)
Renditja: Partizani 3 pikë, Studenti 3 pikë, Teuta 0 pikë.
Meshkuj-Grupi B
Skënderbeu – Tirana, 3-0
Elbasani – Vllaznia, 1-3
Renditja: Skënderbeu 6 pikë, Tirana 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Elbasani 0 pikë.