KV Luboteni nga Ferizaj ka siguruar një fitore të rëndësishme me rezultat 3:1 (25:18, 25:22, 25:20) ndaj KV Ulpiana në ndeshjen e xhiros së 10-të të Superligës.
Luboteni e nisi fuqishëm, duke fituar setin e parë 25:18 dhe duke vazhduar me një performancë të sigurt në setin e dytë, të cilin e mbylli 25:22.
Ulpiana reagoi në setin e tretë, duke triumfuar me rezultat 25:19 dhe duke rihapur ndeshjen.
Megjithatë, Luboteni e riktheu kontrollin në setin e katërt, duke e mbyllur 25:20 dhe siguruar tri pikë të vlefshme për të forcuar pozitën e vet në Superligë.