Janë luajtur ndeshjet e raundit të tretë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, që kanë konfirmuar Skënderbeun e Partizanin si dy ekipet më të mira në grupet e tyre.
Korçaret mundën 3-0 në kryeqytet Dinamon (25-14, 25-16, 25-15), në një ndeshje pa histori, duke dominuar në Grupin A. Epërsia e mikeshave ishte e madhe në të trija setet. Po 3-0 fitoi edhe Teuta, që në fushën e saj mundi Barleti Volley (25-20, 25-14, 25-18), duke konsoliduar vendin e dytë.
Në Grupin B, Vllaznia fitoi 3-2 në “Fahrie Hoti” ndaj Tiranas, në një sfidë me shumë rivalitet (25-18, 22-25, 25-23, 23-25, 15-9). Një humbje që i kushton shumë Tiranës, që zbret në vendin e dytë.
Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Partizani, që mposhti 3-0 Pogradecin (25-22, 25-17, 25-19) dhe merr frenat e grupit.
Femra, Grupi A (java e 3-të)
Teuta – Barleti Volley, 3-0
Dinamo – Skënderbeu, 0-3
Renditja: Skënderbeu 9 pikë, Teuta 6 pikë, Barleti Volley 2 pikë, Dinamo 1 pikë.
Femra, Grupi B (java e 3-të)
Pogradeci – Partizani, 0-3
Tirana – Vllaznia, 2-3
Renditja: Partizani 7 pikë, Tirana 6 pikë, Vllaznia 4 pikë, Pogradeci 1 pikë.